Gjenden mjete ushtarake në pronën e “Gandit”, i dyshuar për vrasjen e Afrim Bunjakut (Video)
Në pronën e Nemanja Radivojević, i njohur si “Gandi”, i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që shkaktoi vdekjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023 në Banjskë, janë gjetur sot municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi.
Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka theksuar se për aq kohë sa Serbia refuzon të dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës.
“Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë. Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën”, tha ai.