Gjykata rrëzon shkurtimet e fondeve të administratës Trump për Harvardin
Një gjykatë federale amerikane ka rrëzuar shkurtimet e fondeve prej miliarda dollarësh nga administrata e presidentit Donald Trump për Universitetin e Harvardit.
Gjyqtarja Allison Burroughs vendosi që qeveria shkeli të drejtat e lirisë së fjalës së kolegjit Ivy League, kur revokoi rreth 2 miliardë dollarë në grante kërkimore, transmeton Telegrafi
Vendimi është një fitore e madhe ligjore për Harvardin, por Shtëpia e Bardhë është zotuar të apelojë. Kur ngriu fondet në prill, administrata Trump akuzoi kolegjin për antisemitizëm, ideologji “të majta radikale” dhe paragjykime racore.
Tre universitete të tjera të Ivy League, Columbia, Penn dhe Brown, arritën marrëveshje me Trump për të ruajtur fondet që ishin në rrezik për shkak të pretendimeve të ngjashme nga administrata, në vend që të shkonin në gjykatë.