RajoniTop Lajme

Gjyqi në Hagë/ Rama: Një histori insinuatash, e mbështetur nga dëshmitarë qesharakë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat kosovare në lidhje me gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që po zhvillohet në Hagë.

Rama deklaroi se e gjithë kjo çështje është një histori insinuatash dhe e pambështetur në ansjë provë.

Më tej, kryeministri ka folur dhe për dëshmitarët e Hagës, të cilët i ka quajtur qesharakë, që duken si aktorë të epokës së Millosheviçit.

“Po të shohësh se çfarë e nxiti krijimin e Gjykatës Speciale edhe për çfarë po flitet në këtë proces, se në fund të ditës është harruar se krijimi i Gjykatës është nxitur nga raporti i famëkeqit Dick Martyt, dhe nuk ka asnjë gjurmë, asnjë shenjë, asnjë shkronjë dhe asnjë tingull të lidhur me atë trafik organesh, qoftë në atë çarçafin e akuzës, qoftë në gjithë zhvillimin e procesit.

Pra, që këtu ka një devijim dramatik dhe është e gjitha një histori insinuatash e pa mbështetur në asnjë provë bindëse, përkundrazi e mbështetur nga dëshmitarë super-qesharakë që duken si aktorë të epokës së Millosheviçit”, tha Rama.