RajoniTop Lajme

Ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams – dëshmitari i radhës pro Thaçit në Hagë

Shpërndaje

Pas përfundimit treditore të dëshmisë së James Rubin, në gjykatë tashmë ka arritur amerikani i radhës.

Bëhet fjalë për Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje.

Paul Williams është dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së.

Williamsi kishte qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës nga UÇK-ja në Rambuje.

Ai kishte ndihmuar në hartimin e analizës juridike të Rambujesë lidhur me sovranitetin dhe të drejtën ndërkombëtare.

Williamsi është ftuar nga mbrojtja e Thaçit dhe pritet të dëshmojë për raportet me të dhe detajet për UÇK-në.