RajoniTop Lajme

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitar i mbrojtjes para Gjykatës Speciale (LIVE)

Shpërndaje

Rubin: Përpjekja për të parandaluar një masakër masive të shqiptarëve të Kosovës ishte e madhe

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin në dëshminë e tij në Hagë pro-Thaçit dhe të tjerëve, tha se përpjekja për të sjellë paqen dhe për të parandaluar një masakër masive të shqiptarëve të Kosovës, ishte e madhe.

Ai tha se nuk ishte i sigurt pse Hashim Thaçi ishte zgjedhur përfaqësues i shqiptarëve të Kosovës, megjithëse shtoi se ai ishte zgjedhur.

A i refuzoi UÇK-ja propozimet e Albright? – Flet James Rubin

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, foli rreth artikullit të “The New York Times” të vitit 1999-ës, ku thuhej se UÇK kishte refuzuar propozimet e sekretares Madeline Albright.

“Më kujtohet që kishte marr përshtypje nga kjo, jo biseda. Domethënë nuk është gjithmonë e saktë. Ndoshta e ka ekzagjeruar atë [artikullin]”, u shpreh Rubin, transmeton Klankosova.tv.

Derisa sipas artikullit, Hashim Thaçi dinte të fliste në gjuhën serbe, për këtë, ish-zyrtari i lartë amerikan tha se nuk dinte një gjë të tillë.

“Unë e dija që nuk fliste në gjuhën angleze”, u shpreh Rubin.