Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Kapen thasë me marihuanë në Veles, në pranga dy persona

Shpërndaje

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona në Veles, pasi në një vikend shtëpizë është gjetur marihuanë, përcjell albazone media.

Njoftimi nga MPB-ja:

Më 27.09.2025, në orën 18:00, nëpunës policorë nga Seksioni për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë pranë SPB Veles, e privuan nga liria G.L. (46) dhe G.D. (39), të dy nga Shkupi. Bazuar në informacionet paraprake dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, u krye kontroll në një uikend shtëpizë dhe në objekte ndihmëse në territorin e fshatit Karabunisht, rajoni i Velesit, të cilat i përdor G.L. Gjatë kontrollit, pranë uikend shtëpizës janë kapur G.L. dhe G.D. duke nxjerrë nga fusha rrënjët e bimës kanabis. Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar disa kova dhe thasë me marihuanë, një makinë për përpunimin e rrënjëve të kanabisit dhe një pistoletë.
Personat janë mbajtur në stacionin policor, është njoftuar prokurori, dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.