Kurti për Gjykatën Kushtetuese: Po funksionon si hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese, për të cilën tha se po funksionion si hije politike e opozitës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ku Kurti u propozua sërish për kryeministër, ai tha se në këto muajt e krizës politike, tre muaj vonesë u shkaktuan si pasojë e Kushtetueses, me bllokadat që ajo ka vendosur.
“Gjykata Kushtetutese po funksionon si një hije politike opozite e Vetëvendosjes. Meqë tani u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarë, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe. Pa arsyeshëm, besoj unë dhe kërkoj që 120 deputetë të Republikës të vegjetojnë deri më 30 shtator. Kjo është ngjashëm sikur ministri ynë i Shëndëtësisë, Arben Vitia, të lëshojë një vendim mjeksor të ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar të tyre. Të vetmen dilemë që kam është nëse kjo masë është më shumë absurde apo e dëmshme. Gati nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit deri te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. 2/3 e kohës kemi qenë duke pritur vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilës i adresohej opozita”, deklaroi Kurti.
Kurti shtoi se nuk është hera e parë që Kushtetuesja ka penguar sipas tij punët e mira të qeverisë. Sipas tij, në tetë raste, me vendimet e kësaj gjykate, janë penguar nismat reformuese të qeverisë duke u shpallur si antikushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese na e ka rrëzuar ligjin për vendosjen e çmimit tavan. Kjo ka qenë dita më e pikëlluese e imja si kryeministër”, shtoi ai.