Maqedonia dhe 15 vende të Evropës e nënshkruan Protokollin e tretë drejtë Konventës evropiane për ndihmë në çështje penale
Gjashtëmbëdhjetë shtete të Evropës, në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut, sot në kryeqytetin e Maltës La Valeta e nënshkruan Protokollin e tretë shtesë drejt Konventës evropiane për ndihmë të ndërsjellë në çështjen penale, njoftoi Këshilli i Evropës.
Në kumtesë theksohet se Protokolli ishte nënshkruar në kuadër të Konventës joformale të ministrave të drejtësisë së vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, që po mbahet në La Valeta.
Përveç vendit, protokollin e nënshkruan edhe Belgjika, Britania e Madhe, Gjermania, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Portugalia, Rumania, San Marino, Turqia, Ukraina, Zvicra dhe Suedia.
Konventa evropiane për ndihmë të ndërsjellë në çështjen penale është dokument nga viti 1959 qëllimi i të cilit është mundësimi i unitetit më të madh ndërmjet anëtareve të Këshillit të Evropës, përmes vendosjes së rregullave të përbashkëta në sferën e ndihmës së ndërsjellë rreth çështjeve penale dhe çështjeve të ekstradimit.
“Palët kontraktuese, në përputhje me dispozitat e kësaj Konvente, zotohen t’i ofrojnë njëra-tjetrës ndihmën më të gjerë të mundshme të ndërsjellë në procedurat që lidhen me veprat penale, dënimi i të cilave bie nën juridiksionin e autoriteteve gjyqësore të palës kërkuese. Kjo Konventë nuk zbatohet për arrestimet, ekzekutimet e vendimeve gjyqësore ose veprat penale sipas ligjit ushtarak që nuk janë vepra penale sipas ligjit të zakonshëm penal”, thuhet në dokument.
Me Protokollin e tretë shtesë drejt Konventës vendet anëtare të Këshillit të Evropës, nënshkruesit e saj, kanë për qëllim që të kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, respektimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjes së indit demokratik të shoqërisë.
“Duke marrë parasysh se për këtë qëllim është e dëshirueshme të forcohet aftësia e tyre individuale dhe kolektive për t’iu përgjigjur krimit, (nënshkruesit) kanë vendosur në disa aspekte të përmirësojnë dhe plotësojnë Konventën evropiane për ndihmë të ndërsjellë në çështjet penale, të përfunduar në Strasburg më 20 prill 1959, si dhe Protokollet shtesë të saj të 17 marsit 1978 dhe 8 nëntorit 2001”, thuhet në dokument.
Në të shtohet se në mënjanimin e këtyre angazhimeve vendet nënshkruese do të bazohen në Konventën për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe liritë themelore, të lidhur në Romë më 4 nëntor 1950, si dhe i Konventës për mbrojtje të individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale, të arritur në Strasburg më 28 janar të vitit 1981./MIA