RajoniTop Lajme

“Na ka shpëtuar”/ Rama ndan përshtypjet e qytetarëve për rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë

Shpërndaje

Dy ditë nga hapja e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ndau me ndjekësit e tij opinionet e qytetarëve, të cilët kanë kaluar përmes këtij aksit rrugor, i cili i shërben të gjithë zonës së juglindjes të vendit.

Ne vinim për dy orë në Pogradec, tani kemi shpëtuar”.

“Super rrugë, nga Mokra-Pogradec gjysmë ore”.

“Kanë bërë një punë fantastike. Na bëhet qejfi shumë që edhe në Shqipëri po bëhen shumë përparime. Jemi të kënaqur“-janë shprehur qytetarët.

Ndërtimi kësaj rruge nisi në vitin 2009 dhe u deshën 16 vite për tu përfunduar. I kushtoi buxhetit të shtetit rreth 260 milionë dollarë.