Bota

Parlamenti evropian refuzoi ta nderojë Çarll Kirkun me një minutë heshtje

Shpërndaje

Parlamenti Evropian hodhi poshtë gjatë seancës së sotme në Strasburg refuzoi kërkesën e eurodeputetit Çarli Vajmers nga grupi i krahut të djathtë i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), eurodeputetët me një minutë heshtje nuk e nderuan Çarll Kirkun.

Para terminit të sotëm për votim, Vajmers kërkoi që Parlamenti Evropian të dënojë atentatin ndaj Kirk dhe të nderojë atë.

“Vrasja e aktivistit politik Çarlli Kirk, bashkëshort, baba i kujdesshëm dhe patriot, ka tronditur botën. Ne duhet ta dënojmë fuqimisht dhunën politike dhe retorikën që nxit dhunë. Ju lutem ngritnuni me mua në shenjë respekti dhe lutjeje në nder të tij. Pjesën e mbetur të kohës time ia kushtoj një minute heshtjeje”, deklaroi Vajmers.

Megjithatë, ai u anashkalua nga nënkryetarja e PE-së Katarina Barli, e cila kryesonte seancën në atë kohë, duke theksuar se kryetarja e Parlamentit Roberta Mecola kishte refuzuar tashmë një propozim për të filluar seancën e sotme me një minutë heshtje për Kirkun.

Deklarata e Barlit u prit me zemërim nga deputetët e grupeve të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë, të cilët përplasën duart mbi bankat parlamentare dhe bërtitën.

“Tashmë biseduam për këtë dhe e dini që kryetarja tha “jo” për një minutë heshtje”, theksoi Barli në përgjigje të reagimit të eurodeputetëve, për çka mori duartrokitje nga përfaqësuesit e grupeve centriste dhe të krahut të majtë.

Gjatë konferencës së sotme të rregullt për shtyp në Komisionin Evropian, zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo, në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me qëndrimin e BE-së për atentatin ndaj Çarlli Kirk, deklaroi shkurt se Bashkimi Evropian dënon të gjitha format e dhunës dhe shpreson t’i nxjerrë autorët para drejtësisë.

“Ajo që mund të them, edhe në emër të kryetares Ursula Fon der Lajen, është se Bashkimi Evropian dënon të gjitha format e dhunës dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të viktimave të këtij incidenti tragjik. Shpresojmë që autorët e krimit të nxirren para drejtësisë”, tha Pinjo.