RajoniTop Lajme

PDK-ja thërret protestë më 14 shtator në Hagë: Të ngremë zërin për çlirimtarët tanë

Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës ka organizuar protestë për ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Protesta do të mbahet të dielën më 14 shtator në Hagë.

PDK u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve nga Kosova dhe diaspora si dhe aktivistëve që të marrin pjesë dhe të ngritin zërin për çlirimtarët e vendit.

“Strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova, do të jenë aty për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht. Kjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe për drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. Procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj. UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.