RajoniTop Lajme

Presidentja Osmani: Mirënjohje për Universitetin e Pittsburgh-ut dhe mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj Universitetit të Pittsburgh-ut në SHBA, institucion ku ajo ka studiuar dhe më pas ka ligjëruar për disa vite, njofton albazone media.

Gjatë rikthimit të saj në këtë universitet prestigjioz, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së dhënë nga ky institucion dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgatitjen e ekspertëve dhe kuadrove të jashtëzakonshëm, të cilët sot po japin kontribut të çmuar në zhvillimin e Kosovës.

“Investimi në arsim është investim në të ardhmen, dhe për Kosovën, mbështetja amerikane në këtë fushë ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt demokracisë, zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar,” u shpreh Presidentja Osmani.

Postimi i plote:

Ishte një nder i veçantë të rikthehem në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kam studiuar e më pas kam ligjëruar për disa vite, për të shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre në mbështetje të ekspertëve dhe kuadrove të jashtëzakonshëm, të cilët sot japin kontribut të çmuar në Kosovë.
Investimi në arsim është investim në të ardhmen, dhe për Kosovën, mbështetja amerikane në këtë fushë ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt demokracisë, zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar.