Ragmi Mustafi me djalin e tij fshijnë grafitet e Ratko Mlladiqit në Bujanoc
Këshilltari i zvkryeministrit të Kosovës dhe kryetari i Degës së PVD-së në Bujanoc Ragmi Mustafi së bashku me dhalin e tij minoren sot ka fshirë grafitet me emrin e të dënuarit nga Haga për gjenocid, Ratko Mlladiq.
Këro grafite ishin shkruar në sheshin e Bujanocit mbrëmjen e së premtes nga persona të panjohur.
“Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës- ” РАТКО МЛАДИЋ” me simbolet nacionaliste me katër “C”.
Institucionet heshtën. Policia heshti. Edhe ata që flasin për “multietnicitet” – heshtën.
Unë nuk munda. Shkova bashkë me djalin tim Lisarin dhe e fshiva piblikisht.
Jo për vete. Për fëmijët e këtij qyteti. Për ata që u vranë. Për ata që ende kanë nevojë për drejtësi. Për ata që nuk guxojnë më të flasin, por që nuk janë pajtuar kurrë.
Fshim një emër. Por edhe një turp.” ka shkruar Ragmi Mustafi.