Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj
Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj
Kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale, duke publikuar një fotografi nga protesta e sotme në Hagë, që mblodhi mijëra njerëz në një park të madh në qytetin holandez.
“⚖️Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj“, shkroi Edi Rama në një postim në Facebook.