MaqedoniTop Lajme

Rektori i UNT-së, Bekim Fetaji mirëpriti prof. Dr. Schmitt nga Vjena dhe Dr. Zelepos nga Janina

Shpërndaje

Sot, në kabinetin e tij të punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti profesorin e njohur dhe historianin e shquar, Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt nga Vjena, si dhe Dr. Ioannis Zelepos, ligjërues në Universitetin e Janinës.

Rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektorët Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, si dhe nga Prof. Dr. Izer Maksuti ligjërues në Fakultetin e Shkencave Humane.
Takimi u zhvillua në një frymë akademike dhe miqësore, duke shërbyer si një mundësi e vlefshme për shkëmbim idesh dhe për njohje të ndërsjellë. Palët shprehën gatishmëri që, në të ardhmen, të shqyrtojnë mundësi konkrete për bashkëpunim ndëruniversitar rajonal, në fushën e historisë, shkencave humane dhe studimeve krahasuese.

Ky takim nënvizoi përkushtimin e UNT-së për të zgjeruar bashkëpunimet me institucione të njohura akademike në Evropë dhe për të ndërtuar ura të reja të dialogut shkencor.