Rexhepi: Dr. Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim për Tetovën!
Dr. Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim për Tetovën!
Një emër i dëshmuar në mjekësi, me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale. Ka përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë – GATA Ankara, ku ka kryer edhe specializimin në Radiologji. Përvojën e tij e ka ndërtuar si mjek dhe radiolog në shumë institucione brenda dhe jashtë vendit – nga Spitali Ushtarak në Shkup, misioni në EUFOR Sarajevë, Qendra Ushtarake Mjekësore në Shkup, deri tek puna si Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe sot si radiolog në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.
Profesionalizmin e tij e ka përforcuar me trajnime dhe kongrese ndërkombëtare në Turqi, Greqi dhe rajon, duke sjellë dije të avancuara në rezonancën magnetike dhe imazherinë diagnostike. Është anëtar aktiv i shoqatave prestigjioze të radiologjisë në Turqi, Maqedoni dhe Evropë, duke mbajtur gjithmonë hapin me zhvillimet më të reja në këtë fushë. Mbi të gjitha Asafi është nje djalë i Tetovës që e do qytetin e tij.
Ky është profili i ekipit që kemi ndërtuar për Tetovën. Profesionistë të dëshmuar, të motivuar dhe me integritet të lartë. Me njerëz si Asaf Abduramani, do t’ia kthejmë dinjitetin e humbur Tetovës dhe tetovarëve.
Sepse Tetova meriton më mirë dhe më shumë, dhe #bashkë do ta bëjmë më të mirën që dijmë dhe mundemi për Tetovën!
#BashkëPërTetovën
#AleancaKombëtarePërIntegrim ✅