Rubin në Hagë: Fati i 1 milion kosovarëve, situata më e rëndë e jetës sime
Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin i pyetur për komunikimin e tij me Thaçin gjatë konferencës së Rambujesë dhe në Paris, ai tha se ka qenë mjedis me shumë presion.
Rubin shtoi se kjo situatë për të ka qenë më e vështira për të përshkak të fatit të 1 milionë personave.
“Do të them dy gjëra këtu, një ka qenë një mjedis me shumë presion, kjo ka qenë situata më e vështirë që më kujtohet mua sepse fati i 1 milionë personave ishte në fjalë. Nëse lëvizja kosovare, nëse ata do të përqafonin perëndimin, perëndimi dp të ishte pro tyre përndryshe do të kishte masakër”, deklaroi ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit.