RajoniTop Lajme

Sekuestrohen aparate që shërbenin për pagesa me valutë të dinarit në veri

Shpërndaje

Policia ka sekuestruar në veri aparate që shërbenin për pagesa me valutë të dinarit në veri.

Në njoftimin e policisë thuhet se në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që këto aparate të sekuestrohen përkohësisht dhe të iniciohet rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.

“Me datë 09.09.2025, Sektori Rajonal i Hetimeve Mitrovicë Veri, gjatë asistimit të inspektorëve të tregut nga Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Mitrovicës Veri, si dhe inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, në kuadër të një kontrolli në disa biznese/lokale në komunën e Mitrovicës Veri në shtatë biznese të ndryshme ka hasur në shtatë aparate-POS të cilat kanë shërbyer për kryerjen e pagesave në valutën dinar”.

“Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili, ka udhëzuar që këto aparate të sekuestrohen përkohësisht dhe të iniciohet rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”. Ne lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa sipas kompetencave rasti ka kaluar për trajtim nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike – Rajoni Mitrovicë Veri”, thuhet tutje në njoftim.