Shaip Kamberi me kërkesë zyrtare: Presheva ti ketë tabelat e veta të regjistrimit
Deputeti dhe kryetari i PVD-së Shaip Kamberi ka derguar propozim kërkesën drejt Qeverisë së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që Preshevës ti mundësohet ti ketë tabelat e veta e jo ato të Vrajës.
Postimi i plotë:
Presheva, njejtë si komunat e tjera, meriton të identifikohet me emrin e vet, prandaj kam dorëzuar iniciativë për t’a paisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit.
Në komunën e Preshevës janë të regjistruar 12.387 automjete, ndërsa komuna e Preshevës ka 33.449 banorë rezident dhe gjithsej 59.024 banorë kur i shtohen edhe banorët jorezident.
Me këtë numër të banorëve dhe me këtë numër të veturave të regjistruara, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës.
Presheva meriton trajtim të barabartë dhe simbolet e saj, përfshirë edhe tabelat e regjistrimit, të jenë të pranishme ashtu si në çdo komunë tjetër të Serbisë.