RajoniTop Lajme

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale

Shpërndaje

Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka emëruar një ministre virtuale të krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Emri i saj është Diella, që do të thotë diell në shqip, dhe ajo do të jetë përgjegjëse për të gjitha prokurimet publike’’, tha sot kryeministri Edi Rama.

Në asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, ku Rama njoftoi se cilët ministra do të largoheshin dhe cilët do të qëndronin për një mandat tjetër, ai prezantoi gjithashtu Diellën, anëtaren e vetme “jonjeri” të qeverisë.

“Diella është anëtarja e parë që nuk është fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga inteligjenca artificiale”, u tha ai anëtarëve të partisë.

Rama deklaroi se vendimet për tenderët do të merreshin “nga ministritë” dhe do të vendoseshin në duart e Diellës, e cila është “shërbëtore e prokurimit publik”, shkruan “KosovaPress”.

Ai tha se procesi do të jetë “hap pas hapi”, por Shqipëria do të jetë një vend ku tenderët publikë janë “100 për qind të pakorruptuar dhe ku çdo fond publik që kalon nëpër procedurën e tenderit është 100 për qind i lexueshëm”.

“Kjo nuk është fantastiko-shkencore, por detyra e Diellës”, theksoi kryeministri.

Diella tashmë u është prezantuar qytetarëve shqiptarë ndërsa ajo fuqizon platformën e-Albania të vendit, e cila u lejon qytetarëve të hyjnë në pothuajse të gjitha shërbimet qeveritare në mënyrë digjitale. Ajo madje ka edhe një avatar, duke u shfaqur si një grua e re e veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Diella do t’i vlerësojë tenderët dhe do të ketë të drejtën të “punësojë talente këtu nga e gjithë bota”, ndërsa thyen “frikën e paragjykimeve dhe ngurtësinë e administratës”.