MaqedoniSport

Shvercerat: Të mos përmendet emri jonë për pikë politike

Shpërndaje

Grupi i tifozëve Shvercerat kanë njoftuar se udhëheqësi i deritanishëm i tyre, Fatmir Jashari ka dhënë dorëheqje për siç thonë, arsye personale dhe familjare.

“Njoftojmë opinionin se udhëheqësi i deritanishëm Fatmir Jashari për arsye personale e familjare ka dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të grupit. Ditëve në vijim do të ketë themelim të kryesisë së re dhe për atë do të njoftoheni nëpërmjet faqes zyrtare. Deri në zgjedhjen e kryesisë së re, çdo deklaratë apo përfaqësim në emër të Shvercerave është i pavlefshëm.

Apelojmë deri te partitë politike, sidomos mediat dhe portalet partiake të evitojnë përmendjen e GRUPIT TË TIFOZËVE SHVERCERAT për pikë politike.

Gjithashtu apelojmë deri tek të gjithë opinioni dhe dashamirët e KLUBIT TË FUTBOLLIT SHKUPI që të propozojnë, rekomandojnë dhe ofrojnë zgjidhje për daljen nga kriza që e ka kapluar klubin tonë”, thonë nga Shvercerat. (Tv21)