“Smart Parking” është zgjidhja e Osmanit për problemin më të mprehtë të Çairit
Çairi ndodhet para pikës së kolapsit, paralajmëroi kandidati për kryetar komune Bujar Osmani, duke prezantuar strategjinë e tij revolucionare “Smart Parking” ose “Parkim i Mençur”. Ai theksoi se pikërisht problemi i parkimit është arsyeja kryesore e kaosit, konflikteve dhe mundimeve të përditshme të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Parkimi është problemi numër një për qytetarët. Prandaj e paraqes strategjinë time “Smart Parking”, një zgjidhje që sjell rregull, jo kaos.
✅ Afatshkurtër: zgjidhje për pikat më kritike.
✅ Afatmesëm: garazhe të reja nëntokësore me mbi 2.500 vende.
✅ Afatgjatë: “Çair 2040”, urbanizim i plotë.
Do të ndërtojmë 1000 vende në “Xhon Kenedi”, 500 në Çairin e Vjetër, parkingje nëntokësore në “Metodija Mitevski”, Sahat Kullë, “Liria” dhe “Skënderbeu”. Çdo lagje do të ketë zonat e veta të parkimit për banorët, pa dëmtuar gjelbërimin dhe hapësirat publike.
Angazhimi im është t’ia rikthej rregullin dhe dinjitetin Çairit. Kjo nuk është premtim në letër, por plan konkret për pamjen e re të komunës sonë!