RajoniTop Lajme

Sveçla: Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit

Shpërndaje

Postimi nga Ministri SveJla:
Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit.

Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më të sigurta në botë sipas Raportit Global të Sigurisë 2025 të Institutit Amerikan Gallup.

Siguria e qytetarit është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë dhe institucioneve të Republikës. Me 94/100 pikë, vendi ynë shënon një sukses të jashtëzakonshëm për vlerësimin e duhur të sigurisë, rendit dhe përkushtimit ndaj shoqërisë.

Jemi të bindur se ky sukses është rezultat i profesionalizmit të institucioneve të sigurisë dhe etikës së lartë të qytetarëve tanë.

Si ministër i brendshëm përfitoj nga rasti të falenderoj çdo pjesëtar të strukturave të sigurisë për përgjegjësinë e lartë dhe çdo qytetar për kontributin e përditshëm. Çdo sukses është për ne vetëm një shtysë e re për më shumë punë e përkushtim.