Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë
Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka votuar formalisht hyrjen në koalicionin ”Aaleanca Kombëtare për Integrim”.
Votuan kandidatët për kryetar komune dhe u miratuan listat për këshilltarë komunal.
Për këto vendime partiake ka njoftuar vetë kryetari i partisë Arben Taravari, ai tha se në zgjedhjet lokale do të fitojnë bindshëm.
”Janë kandadatë fantastikë, me cilësi të larta profesionale. Nga 70 komunat sa janë, Aleanca për Shqiptarët do të dalë fituese që në ruandin e parë me kandidatët për kryetar”, tha Taravari.