RajoniShowbizTop Lajme

Teatri Kombëtar i Kosovës njofton për aktivitetet në nder të Enver Petrovcit

Shpërndaje

Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur programin e aktiviteteve që do të mbahen nesër (e martë) në nderim të jetës dhe veprës së aktorit dhe pedagogut të shquar, Enver Petrovci.

Ky njoftim është publikuar në faqen zyrtare të TKK, duke përfshirë të gjitha detajet e ceremonive që do të zhvillohen në Prishtinë.

Aktivitetet do të organizohen nën përkujdesjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Petrovcit në artin dhe kulturën shqiptare.

Programi parashikon:

“Homazhe: nga ora 13:30 – 15:30 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Mbledhja komemorative: në ora 15:30, po në të njëjtin vend.

Varrimi: në ora 17:00 në Varrezat e Qytetit, Prishtinë”.
Ky është një rast për të nderuar një nga figurat më të rëndësishme të skenës dhe kinematografisë shqiptare, i cili ka lënë një trashëgimi të pasur artistike dhe një ndikim të pashlyeshëm tek brezat e rinj të aktorëve.