MaqedoniTop Lajme

Tre dekada marrëdhënie diplomatike SHBA-Maqedoni e Veriut, Ageler: Miqësi e posaçme

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës shënojnë 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, përcjell TV21. Në një ceremoni ku morën pjesë krerët e shtetit, e shumë figura publike, u shënua përvjetori i marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Këtë muaj festojmë 30 vjet të një miqësie shumë të posaçme. Me ju, qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash në një adresim ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler.