BotaTop Lajme

Trump dhe Netanyahu refuzojnë t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sapo kanë përfunduar konferencën e tyre për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Siç raportohet nga Sky News , ata nuk iu përgjigjën pyetjeve të mediave të mbledhura.

“Mendoj se, ndërsa presim nënshkrime dhe miratime nga shumë vende të ndryshme të përfshira në këtë proces, ndoshta nuk duhet t’u përgjigjemi pyetjeve”, tha Trump.

Presidenti amerikan më pas e pyeti Netanyahun nëse do të donte t’u përgjigjej pyetjeve nga “ndoshta një gazetar miqësor izraelit”.

Kryeministri izraelit nuk e shfrytëzoi rastin.