BotaTop Lajme

Trump rikthen dënimin me vdekje në Washington

Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm në kuadër të politikës së tij të “Ligjit dhe Rendit”, duke firmosur një urdhër ekzekutiv që lejon zbatimin e dënimit me vdekje për krime të caktuara.

Lëvizja vjen si përpjekje e Presidentit për të zgjeruar autoritetin federal mbi kryeqytetin, ku shumica e banorëve janë Demokratë dhe ku dënimi me vdekje është i ndaluar nga ligji vendor.

“Ky është dënimi me vdekje për dikë që vret njerëz në Washington D.C. Kjo është e drejtë. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Njerëz vijnë për të parë Memorialin e Linkolnit dhe në fund vriten. Nuk ndodh më. Nuk do të ndodhë. Dhe nëse ndodh, është dënimi me vdekje për personin që e bëri.”

Presidenti Trump, duke iu referuar masave të forta të zbatuara më herët, përfshirë shpalljen e emergjencës dhe dislokimin e Gardës Kombëtare, pretendon se qyteti ka kaluar nga më i pasigurti në vend, në qytetin më të sigurt.

“Washington, D.C. nuk ka pasur vrasje prej katër javësh… Dhe ky është një qytet shumë i sigurt tani. Nga qyteti më i pasigurt në vend, në qytetin më të sigurt në vend. Nuk ka asnjë qytet më të sigurt. Ky është një arritje mjaft e madhe. Dhe ne e bëmë vërtet në 12 ditë. Po jetonim në ferr.”

Ky veprim ka ngjallur kritika në kryeqytet, i cili e ka ndaluar dënimin me vdekje që nga viti 1981. Zyrtarët vendas, kryesisht Demokratë, kundërshtojnë pretendimet e Trump për një nivel të lartë krimi, duke theksuar se statistikat tregojnë një rënie pas rritjes së regjistruar në vitin 2023. / abcnews.al /