MaqedoniTop Lajme

VLEN do të mbajë numrin 7, AKI numrin 4! Në KSHZ u bë tërheqja për renditjen në fletën e votimit

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka zhvilluar shortin për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor. Procesi është ndjekur nga përfaqësues të partive politike dhe mediave, ndërsa renditja përfundimtare e koalicioneve dhe partive parlamentare është si më poshtë:

Koalicioni “Eksperiencë për sukses”
ZNAM për “Maqedoninë tonë”
Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni
Koalicioni “Aleanca Kombëtare për Integrim”, i udhëhequr nga BDI
Koalicioni i udhëhequr nga LSDM
Levica
Koalicioni VLEN
Koalicioni “Për një të ardhme të gjelbër”
Koalicioni “Maqedonia Jote”, i drejtuar nga VMRO-DPMNE
Partitë që nuk janë pjesë e përbërjes aktuale parlamentare do të pozicionohen nga numri 10 deri në 33 në fletën e votimit, ndërsa kandidatët e pavarur do të renditen nga numri 34 deri në 153.

Fushata zgjedhore do të nisë zyrtarisht të hënën, më 29 shtator, dhe do të zgjasë deri më 17 tetor. Një ditë më pas, më 18 tetor, është parashikuar heshtja zgjedhore, ndërsa qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit më 19 tetor për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë. Nëse do të jetë e nevojshme, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor.