MaqedoniTop Lajme

VLEN hap shtabin në Vrapçisht, Arben Fetati: Me Memetin nis epoka e re!

Shpërndaje

Zv.kryeministri Arben Fetai mori pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor të VLEN-it në Vrapçisht, ku qindra qytetarë u bashkuan për të përkrahur kandidatin për kryetar komune, avokatin Memet Seferi. Ky moment shënon fillimin e epokës së re për Vrapçishtin – fundin e korrupsionit dhe viteve të humbura, dhe nisjen e zhvillimit, ndershmërisë e drejtësisë për çdo familje.

Postimi i plotë:

Me qindra njerëz, me zemër plot shpresë, u bashkuan për të hapur shtabin e fitores së VLEN-it dhe për të përqafuar kandidatin tonë për kryetar komune, Memet Seferin.

Nga njëra anë janë vitet e humbura, korrupsioni dhe padrejtësia që e kanë mbajtur peng këtë komunë. Nga ana tjetër është Memet Seferi, avokat i respektuar, njeri i drejtësisë, që sjell profesionalizëm, ndershmëri dhe guxim për ta çuar Vrapçishtin përpara.

Banorët e Vrapçishtit meritojnë të jetojnë më mirë, të kenë zhvillim dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre. Prandaj më 19 tetor, koha e vjetër merr fund dhe lindë një epokë e re!

Vrapçishti me Memetin, VLEN me Vrapçishtin!