MaqedoniTop Lajme

VLEN hap zyrtarisht shtabin zgjedhor në Dibër

Shpërndaje

Mbrëmë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, u hap zyrtarisht shtabi zgjedhor lokal i koalicionit VLEN në qytetin e Dibrës.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin liderët e koalicionit VLEN, përfaqësues të strukturave lokale, aktivistë dhe mbështetës të shumtë.

Në fjalët e tyre drejtuar qytetarëve, ata theksuan rëndësinë e përfshirjes aktive në procesin zgjedhor dhe nevojën për ndryshim të vërtetë në Dibër.

Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, prezantoi vizionin e tij për një qeverisje transparente, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe përfshirje gjithëpërfshirëse të qytetarëve në vendimmarrje. Ai u zotua për një Dibër që punon për të gjithë, pa dallim, dhe që vendos në qendër nevojat e qytetarit.

Atmosfera impozante dhe mbështetja e madhe nga dibranët ishin tregues i qartë se ndryshimi ka nisur!

Postimi nga zv.kryeministri, Arben Fetai:

Dibra e ndershme dhe krenare, sonte i hapi dyert e fitores!
Me mikun dhe kandidatin tonë, Fisnik Mela, u betuam bashkë se Dibra nuk do të mbetet më peng i premtimeve të rreme, keqmenaxhimit të komunës, papastërtisë dhe gjithë katrahurës që shihet me sy të lirë, të menaxhuar për dekada nga koalicioni i Soravisë.
Ky është fillimi i një rruge që nuk ndalet deri më 19 tetor, me fitore. Dibra do të ngrihet fuqishëm për të marrë atë që i takon qeverisje të ndershme, punë konkrete dhe jetë dinjitoze.
Dibra me Fisnikun, VLEN me Dibrën!