Zv.kryeministri Arben Fetai priti në takim ambasadorin e ri të Suedisë në Shkup, Ola Sohlström
Zv.kryeministri Arben Fetai kishte nderin të presë në vizitë mirëseardhjeje ambasadorin e ri të Mbretërisë së Suedisë në Shkup, Ola Sohlström, njofton albazone media.
Në takim u diskutua për prioritetet e përbashkëta, procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe.
Fetai falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe u ra dakord që bashkëpunimi dypalësh të zgjerohet e thellohet, me synim përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Postimi nga zv.kryeministri Arben Fetai:
Kisha nderin ta pres në vizitë mirëseardhjeje ambasadorin e ri të Mbretërisë së Suedisë në Shkup, Ola Sohlström.
Biseduam rreth prioriteteve tona të përbashkëta, procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe.
E falënderova ambasadorin për përkrahjen e pazëvendësueshme që Suedia ia jep vendit. U pajtuam ta zgjerojmë dhe thellojmë bashkëpunimin dypalësh dhe të punojmë bashkë për prioritetet tona dhe përshpejtimin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.