Ali Ahmeti: AKI ka fituar për listat e këshilltarëve, ne jemi fitues – faktet flasin vetë!
Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), kryetari i partisë, z. Ali Ahmeti, deklaroi se Aleanca për Integrim (AKI) ka dalë fituese në garën për listat e këshilltarëve, njofton albazone media.
“AKI ka fituar për listat e këshilltarëve dhe ne jemi fitues. Faktet i keni përpara, unë nuk gënjej dhe as nuk dua ta gënjej popullin tim,” tha Ahmeti para gazetarëve, duke theksuar transparencën dhe besimin e plotë në rezultatet që dalin nga terreni.
Ahmeti theksoi se BDI dhe AKI kanë dëshmuar se përfaqësojnë vullnetin real të qytetarëve dhe se çdo përpjekje për ta minimizuar këtë fitore është e kotë. Ai paralajmëroi se pas analizave të hollësishme të rezultateve, partia do të vazhdojë me konsolidimin e strukturave dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme politike.
Sipas tij, mesazhi më i rëndësishëm është qartësia dhe sinqeriteti ndaj qytetarëve: “Ne kemi fituar me punë, me rezultate dhe me besimin e popullit. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.”/AZ
Më poshtë ju sjellim edhe konferencën për shtyp:

