Arben Fetai: Gostivari ka nevojë për njerëz të sinqertë, jo për mashtrues që kujtohen për kombin vetëm kur humbin pushtetin
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ndaj thirrjeve për të ashtuquajturën “besëlidhje kombëtare”, duke theksuar se ata që sot flasin për bashkim kombëtar, në fakt as mes vete nuk kanë besë.
“Këta që sot thirren në ‘besëlidhje kombëtare’, as besë mes vete s’kanë. I shmangen një fotografie të përbashkët, por duan të bindin shqiptarët se janë bashkë për interesa të tyre,” – u shpreh Fetai.
Ai theksoi se qyteti i Gostivarit ka nevojë për njerëz të sinqertë, me vizion dhe përkushtim ndaj qytetarëve, e jo për mashtrues që kujtohen për kombin vetëm kur humbin pushtetin.
Fetai shprehu mbështetjen e tij për kandidaturën e Sebaedin Dautit për kryetar komune dhe Bashkim Hasanit si bartës të listës për Këshillin Komunal, duke thënë se me këtë ekip Gostivari do të ketë përfaqësim dinjitoz dhe zhvillim të drejtë për çdo qytetar.
Postimi nga Fetai:
Këta që sot thirren në “besëlidhje kombëtare”, as besë mes vete s’kanë. I shmangen një fotografie të përbashkët, por duan të bindin shqiptarët se janë bashkë për interesa të tyre.
Gostivari ka nevojë për njerëz të sinqertë, jo për mashtrues që kujtohen për kombin vetëm kur humbin pushtetin.
Me Sebaedin Dautin për kryetar komune dhe Bashkim Hasanin bartës të listës për Këshill bashkë me ekipin, Gostivari do të ketë përfaqësim dinjitoz dhe zhvillim të drejtë për çdo qytetar.