Arben Fetai me mesazh të prerë për Ali Ahmetin: “Kush nuk i ul të vetët në sofër, s’mund t’i thërrasë shqiptarët në besëlidhje”
Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, ka lëshuar një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe kritike në adresë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me thirrjet për një të ashtuquajtur “besëlidhje shqiptare”.
Reagimi i plotë:
O Ali,
Kush nuk i ul të vetët në një sofër, nuk mund t’i thërrasë shqiptarët në besëlidhje.
Dilni e na shisni patriotizëm dhe folklorizma, por mes vete s’flisni e as s’i jepni dorën njëritjetrit. Taravari nga njëra anë, Sela nga tjetra, secili ha bukë veç e veç, duke e ruajtur shpinën nga tjetri.
Dhe jo vetëm që s’i besoni njëritjetrit, por s’mund të shiheni as me sy nga urrejtja. Po çfarë besëlidhje e çfarë bakraçi!