MaqedoniTop Lajme

Arben Fetai: Taravari dhe Sela u barazuan me hiç, tradhtia nuk u tolerua nga votuesit

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke komentuar humbjen e kandidatëve të Aleancës për Shqiptarët (ASH) që ndjekin Arben Taravarin dhe Ziadin Selën.

“Sikurse pritej, Taravari dhe Sela u barazuan me hiç, pasi struktura e vërtetë e ASH-së qëndroi në VLEN dhe votuesi ynë nuk e toleroi tradhtinë,” ka deklaruar Fetai.

Ai shtoi se Taravari, nëse do të kishte “pak burrëri”, do të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas rezultateve, duke theksuar se “nga gjashtë komuna sa synonte, ra në hiç”.

Në lidhje me Selën, Fetai u shpreh se “nuk ka as burrëri e as nga çka dorëhiqet”, por sipas tij “tashmë e ka të qartë se kush është hiçi”.

Në fund të reagimit, Fetai u bëri thirrje aktivistëve që ishin larguar përkohësisht:

“Aktivistë të mashtruar, kthehuni në shtëpinë e madhe VLEN! Njoftoni Taravarin dhe Selën se heshtja zgjedhore ka përfunduar!”