MaqedoniTop Lajme

Arben Fetai: Turp për ata që manipuluan një tragjedi familjare për përfitime politike!

Shpërndaje

Zv.kryeministri Arben Fetai sërish reagoi ashpër pas sqarimit zyrtar të organeve të rendit lidhur me ngjarjen e rëndë në Kumanovë, duke theksuar se tentim-vrasja ndaj bashkëvendësit Zekirja Shahini ka qenë plotësisht e natyrës familjare dhe private, njofton albazone media.

Ai dënoi ashpër politikanët opozitarë që, sipas tij, shfrytëzuan këtë tragjedi për qëllime politike dhe për të ndezur tensione gjatë fushatës zgjedhore, duke i cilësuar veprimet e tyre si të turpshme dhe të neveritshme. Fetai gjithashtu i uroi shërim të shpejtë Shahinit dhe falënderoi institucionet për reagimin e shpejtë dhe profesional.

Reagimi i plotë:

Pa kaluar 24 orë, organet e rendit kanë bërë të qartë se tentim-vrasja e ndodhur në Kumanovë ka qenë vetëm e vetëm për motive familjare dhe private. Prositejsa është arrestuar, ndërsa krimineli që kreu këtë akt po ndiqet me urdhër-arrest.
Turp dhe neveri për të gjithë ata politikanë opozitarë, të cilët, në mënyrë të poshtër, manipuluan një tragjedi familjare për të nxitur tensione dhe për të ndotur fushatën zgjedhore me ngjyrime politike. Këta hipokritë duhet të dalin menjëherë dhe të kërkojnë falje publike për këtë turp. Marrja ju mbuloftë!
Bashkëvendasit tonë Zekirja Shahinit i urojmë shërim sa më të shpejtë.