Arbër Ademi: AKI fiton që në rrethin e parë në Likovë dhe Pllasnicë
Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi shpalli fitore pa balotazh në komunën e Likovës dhe Pllasnicës, që siç tha, janë përpunuar të gjitha rezultatet.
“Në komunën e Likovës, pa balotazh, që në raundin e parë është arritur fitore për kandidatin tonë Erkan Arifi me një dallim gati 3 me 1. Po ashtu, fitore për kandidatin tonë në komunën e Pllasnicës kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike Turke me dallim 2 me 1. Këto janë dy komunat e para ku në tërësi janë përpunuar të gjitha rezultatet”, tha Arbër Ademi.