Bajram Rexhepi prezanton programin për Tetovën 2025–2029: Një kontratë e re me qytetarin
Kandidati për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar programin e tij zhvillimor për periudhën 2025–2029, tashmë të disponueshëm edhe në versionin digjital, njofton Albazone Media.
Me vizionin “Tetova 2025–2029”, Rexhepi thekson se ky nuk është thjesht një dokument elektoral, por një kontratë me qytetarin — një zotim për një qytet që zhvillohet me planifikim të qëndrueshëm, transparencë dhe dinjitet.
Programi synon të ndërtojë një Tetovë të gjelbër, moderne dhe efikase, ku shërbimet komunale janë në funksion të qytetarëve dhe jo të interesave të ngushta politike./albazone media
Postimi i plotë:
Programin tonë për Tetovën 2025–2029 tani mund ta gjeni edhe në versionin digjital!
Tetova 2025–2029 është më shumë se një program, është një kontratë me qytetarin.
Një kontratë për një Tetovë që zhvillohet me plan, me transparencë dhe me dinjitet.
Një Tetovë të gjelbër, moderne dhe me shërbime komunale që i shërbejnë qytetarit, jo interesave të ngushta.
Klikoni në lidhjen më poshtë për ta lexuar të plotë