MaqedoniTop Lajme

Bilall Kasami: Tetova e bashkuar për Fitoren e Madhe

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati i VLEN-it për mandatin e dytë, Bilall Kasami, zhvilloi sot një takim me qytetarë dhe biznese në Rrugën e Butiqeve, së bashku me deputeten Merita Koxhaxhiku, aktivistë dhe funksionarë të subjektit.

Postimi:
Tetova e bashkuar për Fitoren e Madhe
Bashkë me deputeten Merita Koxhaxhiku, aktivistë e funksionarë, takuam qytetarë dhe bizneset në Rrugën e Butiqeve. Bashkëbiseduam për transformimin që përjetoi Tetova në këto katër vite dhe punët e mëdha që na presin në katërvjeçarin e ardhshëm.
Ngado që shkojmë, vërehet entuziazëm i madh që zhvillimi i Tetovës të vazhdojë më tutje. Tetova e ka gjetur rrugën e drejtë dhe nuk kthehet në të kaluarën e zymtë. Të gjithë të bashkuar do ta bëjmë Tetovën më të mirë, më të zhvilluar, më funksionale. Qytet me të gjitha nishanet, për fëmijët tanë dhe për gjeneratat që vijnë pas nesh.