Bujar Osmani: Çairi duhet të jetë i pastër dhe i shëndetshëm!
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në prezantimin e tij ka theksuar se prioriteti i parë dhe urgjent është pastërtia dhe shëndeti publik, njofton albazone media.
Ai ka paralajmëruar se menjëherë pas marrjes së mandatit do të shpallë gjendje emergjente për papastërtinë, duke formuar një shtab krize në bashkëpunim me komunën, shkollat, kompanitë dhe bashkësitë fetare.
Osmani ka bërë të ditur se do të nisin aksione masive pastrimi – duke përfshirë larjen e rrugëve, rregullimin e parqeve dhe heqjen e çdo mbeturine. “Kjo është një çështje shëndeti dhe e ardhmeje – është koha që Çairi të jetë i pastër, dinjitoz dhe i sigurt,” theksoi ai.
Postimi nga Osmani:
Çairi duhet të jetë i pastër dhe i shëndetshëm!
Menjëherë pas marrjes së mandatit do të shpall gjendje emergjente për papastërtinë dhe do të formoj një shtab krize me komunën, shkollat, kompanitë dhe bashkësitë fetare.
Fillojmë me aksione masive pastrimi – do të lahen rrugët, do të rregullohen parqet dhe do të hiqet çdo mbeturinë.
Kjo është një çështje shëndeti dhe e ardhmeje – është koha Çairin ta shohim të pastër, dinjitoz dhe të sigurt!
#BashkëPërÇair #TaBëjmëNdryshimin!