MaqedoniTop Lajme

Çfarë po ndodh në Komunën e Vrapçishtit? Me largimin e Isen Shabanit, dokumente zyrtare nxirren jashtë institucionit

Shpërndaje

Në Komunën e Vrapçishtit po qarkullojnë informacione për një ngjarje të pazakontë që ka shkaktuar shqetësim në opinionin publik. Pamje të siguruara nga burime të brendshme në komunë, të cilat për arsye sigurie mbeten anonime, tregojnë persona të punësuar në administratën lokale duke nxjerrë dokumente zyrtare me automjete të komunës, në orare jashtë pune.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet pse dokumentet janë zhvendosur për t’u fshehur ose për t’u zhdukur, me qëllim shmangien e kontrollit institucional. Kjo ngjarje ndodh në një moment të ndjeshëm politik, menjëherë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili konstatoi se zgjedhjet lokale në këtë komunë kanë dështuar për shkak të mosarritjes së censusit ligjor të votuesve.

Në bazë të ligjit, në raste të tilla, qeveria pritet të emërojë një administrator të përkohshëm për ta menaxhuar komunën deri në përsëritjen e zgjedhjeve brenda 60 ditëve.

Lëvizjet e fundit në komunë po interpretohen si shenjë paniku dhe pasiguri në administratë, ndërsa opinioni pyet:
Çfarë po ndodh me dokumentet e komunës dhe a po tentohet të fshihen gjurmë të mundshme të keqpërdorimeve?

Autoritetet kompetente ende nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar mbi rastin.

Nje postim nga Saranda Ineri Stafai:

Në nderkohe ne Komunën e Vrapçishtit, panika!
Isen Shabani me bashkepuntorët largojnë dokumentet.
Për korrektsi personave ua mbulova fytyrat.
Ende keni fytyre te flitni?