MaqedoniTop Lajme

DAP: Skadoi afati për dorëzimin dhe pagesën e TVSH-së për kuartalin e tretë

Shpërndaje

Shkup, 28 tetor – Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se që nga 27 tetori 2025, kur skadoi afati ligjor për dorëzimin e deklaratave të TVSH-së-04 dhe pagesën e borxhit tatimor për tremujorin e tretë të vitit 2025, ende ka tatimpagues që nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore. Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, 2.209 deklarata tremujore dhe 146 deklarata mujore mbeten të paparaqitura, si dhe 7.436 deklarata tremujore dhe 1.270 tatimpagues mujorë që nuk e kanë paguar borxhin e raportuar tatimor.

Ata theksojnë se rregullsia në përmbushjen e detyrimeve është shenjë përgjegjësie dhe besimi, vlera që ndërtojnë bashkërisht sistemin në të cilin të gjithë marrim pjesë dhe besojmë. Drejtoria e të Ardhurave Publike tashmë ka dërguar njoftime të personalizuara për të gjithë tatimpaguesit me borxh të raportuar, por të papaguar për periudhën përkatëse tatimore.

“Në vijim është zbatimi i aktiviteteve dhe masave në koordinim me kontabilistët dhe tatimpaguesit, me qëllim shmangien e bllokimeve të llogarive dhe kostove shtesë për mbledhjen me forcë. Është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje afateve, sepse për çdo ditë vonesë llogaritet interes në shumën prej 0.03% të borxhit të mbetur, si dhe vendosen gjoba shtesë. Prandaj, ju kujtojmë detyrimin për pagesë të saktë, të plotë dhe në kohë të deklaratave të dorëzuara të TVSH-së-04. Pas dorëzimit të njoftimeve përkujtuese, Drejtoria do të vazhdojë me mbledhjen me forcë nga të gjithë tatimpaguesit që nuk do ta shlyejnë borxhin vullnetarisht”, informojnë nga DAP.

DAP u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të veprojnë me përgjegjësi dhe menjëherë, me qëllim që të sigurojnë një historik të qëndrueshëm tatimor dhe të shmangin pasojat e panevojshme.

Për ndihmë dhe mbështetje shtesë, tatimpaguesit dhe kontabilistët mund të na kontaktojnë përmes emailit në [email protected] ose me telefon në 0800 33 000 (nga linjë fikse) dhe 02 3253 200 (nga celular).