Dogana e Kosovës në një taksi gjen të padeklaruara çanta në vlerë 16 mijë euro
Dy çanta të markës “Hermes” në vlerë 16 mijë euro janë ndaluar nga Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë.Dogana njofton se në kuadër të kontrolleve të rregullta në hyrje të territorit të Kosovës, zyrtarët doganorë në pikën kufitare në Vërmicë kanë ndaluar një automjet taksi, në të cilin gjatë kontrollit janë zbuluar dy çantat, për të cilat nuk ishte bërë deklarimi në momentin e hyrjes.“Gjatë kontrollit të detajuar, në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmon vlerën e lartë të mallit, prej 16.614 euro” – thuhet në njoftimin e lëshuar sot, më 16.10.2025.
Sipas njoftimit, mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.“Dogana e Kosovës rikujton se çdo mall i bartur gjatë kalimit kufitar duhet të deklarohet, pavarësisht vlerës apo natyrës së tij” – theksohet në njoftimin e Doganës së Kosovës.