Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandën me iPhone
Drejtoria e Doganave njofton se ka parandaluar një rast të kontrabandës me telefona iPhone, përcjell TV21. Sipas Doganës, vlera e telefonave arrinte 355,000 denarë.
Njoftimi i plotë:
NGRIHEN KALLËZIME PENALE NDAJ DY PERSONAVE PËR KONTRABANDË TË TELEFONAVE CELULARË “IPHONE”, RASTI ZBULOHET NË NOVOSELLË
Ngrihet kallëzim penal kundër dy personave për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” të telefonave celularë “iPhone” me vlerë 355 mijë denarë.
Rasti u zbulua në pikën kufitare Novosellë, kur gjatë një kontrolli të detajuar të automjetit me të cilin udhëtonin të dyshuarit, në bagazh u zbuluan gjithsej pesë “iPhone 16” të rinj, tre prej të cilëve ishin “iPhone 16 Pro Max”, si dhe një “iPhone 16 Pro Max” i përdorur.
➡Rasti është transferuar në Departamentin e Hetimeve të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, ku janë ndërmarrë veprime para-hetimore. Procedura vërtetoi se i dyshuari i parë, në marrëveshje me të dyshuarin e dytë, në emër të tij ka marrë telefonat celularë që më parë ishin porositur në internet nga një person në Bullgari, për të cilët janë paguar pesë mijë euro në kriptovaluta. Pas marrjes në dorëzim, telefonat janë fshehur në bagazhin e makinës me qëllim që t’i shmangen kontrollit doganor dhe pagesës së detyrimeve ndaj shtetit në vlerë prej 64 mijë denarësh.
Telefonat janë sekuestruar, ndërsa kundër autorëve është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore të Strumicës.