MaqedoniTop Lajme

Emir Sulejmani: “Zhelinë e dashur, po vjen dita jonë! Me zemër dhe besim drejt fitores!”

Shpërndaje

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI), Emir Sulejmani, ka bërë një thirrje emocionuese drejtuar qytetarëve të Komunës së Zhelinës, vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale, njofton albazone media.

Në mesazhin e tij, Sulejmani u shpreh me entuziazëm se dita e ndryshimit po afron, duke ftuar qytetarët të bashkohen për një fitore të përbashkët:

“ Zhelinë e dashur, po vjen dita jonë! Vetëm edhe dy ditë dhe fiton populli! Me zemër, me besim dhe me kurajo për ndryshim! ✊”

Ai theksoi se fushata e tij është ndërtuar mbi vlera të sinqerta, përkushtim ndaj njerëzve dhe vizion të qartë për zhvillimin e komunës. Me këtë mesazh, Sulejmani synon të mobilizojë mbështetësit e tij dhe të përcjellë frymën e bashkimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë në Zhelinë./AZ