Gërvalla ngre në këmbë OKB: Nuk ekziston Kosova dhe Metohia!
Në seancën e sotme të Kombeve të Bashkuara, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, mbajti një fjalim të prerë dhe të argumentuar, duke i dhënë përgjigje të qartë narrativave të rreme dhe pretendimeve të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, njofton albazone media. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe të mbështetur në fakte historike e politike, ajo theksoi se termi “Kosovo i Metohije” nuk ekziston dhe nuk mund të pranohet, sepse përfaqëson nostalgjinë për një politikë hegjemoniste që ka shkaktuar vuajtje, luftë dhe gjenocid në rajon.
Gërvalla u shpreh:
“Më lejoni të sqaroj se nuk ka ‘Kosovo i Metohije’. Nuk ekziston, sepse është një shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën, është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviqit dhe e atyre që ende e ndjekin atë. Në gjithë Serbinë mund të shihen grafitë murale të mëdha, si ky ku shkruhet ‘kur ushtria të kthehet në Kosovë’. Po, nuk shkruhet ‘nëse ushtria kthehet në Kosovë’, është shkruar ‘kur’. Ata nuk i fshehin synimet e tyre — janë të qartë, hapurazi. Vetëm kohën e lënë të paqartë.”
Me këtë deklaratë, ministrja Gërvalla jo vetëm që demaskoi qëndrimet nacionaliste të Beogradit, por njëherësh riafirmoi sovranitetin, identitetin dhe të drejtën e pakontestueshme të Republikës së Kosovës për të qenë shtet i pavarur, demokratik dhe i barabartë në mesin e kombeve të lira të botës./AZ
Pjesë nga fjalimet e Gervallës në OKB:
Më lejoni të sqaroj se nuk ka ‘Kosovo i Metohije’. Nuk ekziston sepse është një shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën, është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviqit dhe e atyre që ende e ndjekin atë.
Ne gjithë Serbinë mund të shihen grafitë të mëdha murale të mëdha, si ky ku shkruhet “kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Po, nuk shkruhet “nëse ushtria kthehet në Kosovë’. Është shkruar ‘kur’. Ata nuk i fshehin synimet e tyre, janë të qartë, hapurazi. Vetëm kohën e lënë të paqartë.
Fjalimi i plotë: