Gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat, po udhetonte nga Stambolli në Tetovë
Nga Drejtoria e Doganës njoftojnë se kanë parandaluar kontrabandimin e 11 monedhave të arit në pikën kufitare “Bogorodicë”. Monedhat janë gjetur te një shtetase e Maqedonisë e cila po udhëtonte me autobus në linjën Stamboll-Tetovë.
Njoftimi i plotë nga dogana:
PARANDALOHET KONTRABANDA E 11 MONEDHAVE TË ARTA ME VLERË NËNTË MIJË EURO, NGRIHET KALLËZIM PENAL KUNDËR NJË PERSONI
Në pikën kufitare Bogorodicë është parandaluar kontrabanda e 11 monedhave të arta me një peshë totale prej 71 gramësh, me një vlerë totale prej 567 mijë denarë. Departamenti i Hetimeve ngriti kallëzim penal kundër një personi në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për veprën penale “Kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal.
➡E dyshuara, shtetase maqedonase, po udhëtonte me autobus nga Stambolli për në Tetovë. Ajo i fshehu monedhat e arta në një qese të verdhë, të vendosura në çantën e saj, dhe me qëllim që t’i shmanget kontrollit doganor dhe të paguajë detyrime ndaj shtetit në shumë prej 149 mijë denarësh, u përpoq t’i fusë në vend pa i deklaruar.
Falë vëmendjes dhe profesionalizmit të doganierëve, përpjekja për transferim të paligjshëm u zbulua dhe u parandalua menjëherë, pas së cilës rasti iu transferua Departamentit të Hetimeve të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve. Pas ndërmarrjes së veprimeve para-hetimore, u ngrit kallëzim penal në prokurorinë publike kompetente.
➡Drejtoria e Doganave mbetet e përkushtuar ndaj mbikëqyrjes dhe kontrollit të rreptë të pikave të kalimit kufitar, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave financiare të shtetit.