Kasami: Fshati Sellcë në fokus të vizionit tonë, rruga e re drejt përfundimit!
Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, së bashku me banorët e fshatit Sellcë, inspektoi nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën kryesore të fshatit — një projekt që po merr formë pas shumë viteve pritjeje dhe premtimeve të pambajtura, njofton albazone media.
Ky investim është dëshmi e qartë e përkushtimit për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në çdo cep të komunës, duke e vendosur Sellcën në qendër të vizionit për një Tetovë që ecën përpara me vepra, jo me fjalë.
Postimi nga KASAMI:
Fshati Sellcë në fokus të vizionit tonë, rruga e re drejt përfundimit!
Sot, së bashku me banorët e Sellcës, inspektuam nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën kryesore të fshatit, një projekt që po bëhet realitet pas shumë viteve premtimesh boshe.
Sellca, si shumë vendbanime të tjera të komunës sonë, më në fund po e sheh ndryshimin e premtuar, jo me fjalë, por me vepra konkrete. Ne nuk i kujtojmë vendbanimet tona vetëm në kohë të fushatës, ne punojmë çdo ditë për ta dhe për qytetarët tanë.
Përveç rrugës, po punojmë edhe në ndërtimin e shkollës, e cila shumë shpejt do të jetë realitet. Fshati Sellcë është në fokus të vizionit tonë dhe shumë punë të mira na presin në Kapitullin e Dytë.
Çdo fshat e çdo lagje e Tetovës po ecën përpara, pasi nuk e do kthimin prapa në kohën e atyre që vetëm i zhvatën, i keqpërdorën dhe i zhytën në borxhe.