Kasami: Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës!
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se gjatë mandatit të dytë, transporti publik në Tetovë do të jetë plotësisht falas për të gjithë qytetarët.
Ai theksoi se ky hap do të realizohet pa e ngarkuar qytetarin financiarisht, ndërsa synimi është që Tetova të bëhet një qytet modern dhe i qasshëm për të gjithë.
Njoftimi i plote:
Tetova lëviz përpara me transport publik falas, funksional dhe efikas!
Transporti publik në Tetovë dikur ishte jofunksional, por sot është realitet në zhvillim! Në mandatin e parë e ngritëm nga themelet, ndërsa në mandatin e dytë do ta modernizojmë plotësisht.
Do të blejmë 5 autobusë dhe 5 minibusë elektrikë, për të zgjeruar rrjetin urban e për të përfshirë edhe fshatrat malorë.
Do të ndërtojmë stacionin e ri modern të autobusëve në BU 58, funksional, i sigurt dhe i integruar me rrjetin e transportit publik.
Në përputhje me planin e mobilitetit, krijojmë korsi të veçantë për transport publik dhe biçikleta në bulevardet kryesore të qytetit.
Vendosim nënstacione ECO – Green në pikat më të ngarkuara për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Dhe mbi të gjitha, transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës!
Tetovën e kemi nxjerrë nga gremina dhe e kemi sjellë në dritë. Tani është koha ta çojmë në nivelin e një qyteti evropian. Rruga përpara është vetëm një, me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, edhe më mirë, edhe më shumë, edhe më fuqishëm!